Parashikuesja e fatit jep lajmin e keq për lidhjen e Luizit dhe Kiarës

Mediale Vip

Parashikuesja e fatit jep lajmin e keq për lidhjen e Luizit dhe Kiarës

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:16
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Parashikuesja e fatit tregon fatin e keq që e pret natën finale në Big Brother VIP Albania dhe jashtë me Kiarën.

Mbrëmë në FunClub, moderatorja Megi Pojani ka zgjedhur të shkojë tek një astrologe në mënyrë që të mësojë më shumë në lidhje me banorët e Big Brother dhe se si do të shkojë finalja e madhe.

Astrologia pretendon se gjasat për fituesin e këtij edicioni ndahen 50-50 mes Luizit dhe Efit, por se fitues sheh Luizin.

Ndërkohë sa i përket lidhjes së dashurisë mes Luizit e Kiarës, astrologia shprehet se sheh një dashuri të vërtetë nga ana e Luizit, por se një gjë të tillë nuk e sheh nga Kiara.

“Dashuria e Luizit për Kiarën është e vërtetë, ndërsa Kiara nuk e ka dashuri të vërtetë. Edhe nëse ndodh ndarja ka për të ndodhur prej saj”, shprehet ajo. Ajo u shpreh se Luizi në jetën e përtejme është martuar katër herë.

“Luizi në jetën e përtejme është martuar katër here. Nënvetëdija e vet e tërheq në pjesën e familjes, rehatisë, nënvetëdija kërkon të shërojë traumën, nga ky vend dhe në vitet në vazhdim e ka shumë më lehtë me shëru traumën”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat