Angelina Jolie kujton me mall të ëmën e ndjerë: Do të kishte qenë 73 vjeç!

Mediale Vip

Angelina Jolie kujton me mall të ëmën e ndjerë: Do të kishte qenë 73 vjeç!

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:43
Angelina Jolie me të ëmën

Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit të Vezoreve, aktorja e njohur Angelina Jolie i dedikoi të ëmës së saj një shkrim të ndjerë.

Ylli e cila kujton me mall nënën e saj, shkruan se 15 vite më parë ajo humbi jetën pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit dhe se do të kishte mbushur 73 vjeç.

Angelina ndau për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi krahë mamasë së saj kur ajo ka qenë e vogël.

Shkrimi i plotë:

“Nesër do të ishte ditëlindja e 73-të e nënës sime. Ajo vdiq 15 vjet më parë pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe vezoreve. Në qershor do të jem një muaj larg moshës në të cilën ajo u diagnostikua. Unë kam bërë disa procedura parandaluese për të kufizuar rrezikun, por ende jam duke bërë kontrolle.

Unë dërgoj dashurinë time për ata që kanë humbur të dashurit dhe forcën time për ata që aktualisht po luftojnë për jetën e tyre dhe jetën e atyre që duan. Grave të tjera dua t’u them, gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe për të bërë mamografi dhe analiza gjaku ose ultratinguj, veçanërisht nëse keni një histori familjare të kancerit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat