Nga ky shtet Shqipëria mori 12 pikë nga votimi i publikut në Eurovision

Mediale Vip

Nga ky shtet Shqipëria mori 12 pikë nga votimi i publikut në Eurovision

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:48
Albina Kelmendi dhe familja e saj

Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” përfunduan në vend të 22-të në Eurovision 2023 të shtunën mbrëma. Festivali i këngës u mbajt të shtunën mbrëma në Britani të Madhe.

Në televotimin e publikut Shqipëria që u përfaqësua nga Kelmendi e familja e saj mori 59 pikë. Prej tyre vetëm nga një shtet mori pikë maksimale, 12, nga Zvicra.

Në total Shqipëria i mori 17 pikë nga votat e jurisë e 59 nga të publikut.

Nga televotimet, Shqipëria mori tetë pikë nga Gjermania, ndërsa nga shtatë pikë i mori nga Sllovenia, e Italia. Nga Kroacia dhe pjesa tjetër e botës, ku hynin shtetet që nuk kishin pjesëmarrës në Eurovision, mori nga gjashtë pikë. Greqia ia dha 4 pikë, ndërsa nga tri i mori nga Malta, Austria, Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat