Teoritë konspirative ndezin rrjetin, ku është Britney Spears?

Mediale Vip

Teoritë konspirative ndezin rrjetin, ku është Britney Spears?

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:13
Britney Spears

Britney Spears është një ndër ikonat e muzikës “Pop” e cila vazhdon të ketë një influencë të jashtëzakonshme në tregun botëror të muzikës. Ndonëse prej vitesh ajo nuk ka publikuar asnjë këngë të re, hitet e saj nga vitet ’90 janë kthyer në himnin e fansave të rinj të cilat shpeshherë e bëjnë virale. Dihet nga të gjithë se këngëtarja ka pasur një jetë të vështirë duke nisur nga fëmijëria, abuzimi me drogën e problemet në çift dhe deri te kujdestaria e fëmijëve. Betejat ligjore sa i përket kontrollit që këshillatarët dhe babai kishin mbi jetën e saj, bënë gjithashtu një bujë të madhe në rrjet dhe ndikuan në shëndetin emocional të yllit të muzikës. Kohët e fundit këngëtarja ka fituar shumë popullaritet në “TikTok”. Kjo platformë prej vitesh është kthyer në një vend teorish konspirative ku përdoruesit ndajnë mendimin e tyre rreth temave nga më të ndryshmet dhe një ndër tematikat më virale është jeta e Britney-t. Pyetja e të gjithëve fansave është “Ku vallë është Britney Spears dhe a është e sigurt?”


Një nga videot e cila ka bërë xhiron e rrjetit tregon këngëtaren duke kërcyer. Deri këtu çdo gjë është në rregull, pasi ajo shpesh publikon të tilla video-sh, por çfarë tërhoqi vëmendjen e audiencës ishte fakti se Britney nuk dukej reale. Teksa lëvizste duart, duket se fytyra e këngëtares ndryshon për një sekondë dhe të gjithë nisën spekulimet. Sipas shumë njerëzve, me anë të teknologjisë artificiale, videoja është manipuluar dhe dikush po hiqet si Britney. Që nga koha e publikimit, ajo e fshirë postimin nga llogaria e saj personale në “Instagram” dhe të shumtë janë ata që mendojnë se ylli i “Pop-it” vazhdon të mos jetë e lirë. Fansat janë shprehur se sipas tyre, është bashkëshorti i Britney-it i cili po kontrollon jetën dhe rrjetet e saj sociale dhe tremben për sigurinë e saj.

Një tjetër teori konspirative është se dasma e Britney-t me Sam Asghari ishte gjithashtu e rreme, pasi unaza e martesës shfaqej dhe zhdukej papritur. Këto defekte mund të jenë tregues se dasma mund të jetë xhiruar veçmas dhe më pas është redaktuar. Nga ana tjetër sipas “TMZ”, Britney ka që në fillim të vitit 2022 që nuk takohet me fëmijët e saj me të cilët pati një debat të fortë për sjelljen e këngëtares në rrjetet sociale. Pas gjithë këtyre lajmeve, fansat e këngëtares janë të revoltuar dhe shpeshherë lënë komente në postimet e saj duke pyetur “A është gjallë? Po ku ndodhet ajo?”

Po ju ç’mendim keni?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat