‘Ma nxiu’! Qetsori flet për Luizin

Mediale Vip

‘Ma nxiu’! Qetsori flet për Luizin

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:54
Qetesori- Luizi

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Qetsor Ferrunaj ishte dje i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku ka folur për eksperiencën e tij dhe rikthimin për herë të dytë si konkurrent.

Ai tha se loja e tij përballë fituesit të këtij edicionit, Luiz Ejlli, ka qenë ndër ato që do veçonte më së shumti, ku ka treguar një situatë komike nga gërhitjet e këngëtarit.

“Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet”, citoi ai.

Sakaq theksoi se të dy ata si konkurrentë kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë lojës, ku veçoi se dhe aktorja Olta Gixhari ka lënë gjurmë të forta në eksperiencën e saj gjatë BB VIP.

“Ne patëm me Luzin disa momente të çuditshme mbi diskutimet dhe bisedat por deri diku e ruajtëm njëri-tjetrin. Aty ne nuk kishim një skenar silleshim sipas lojës dhe situatave, Luizi gërhiste shumë unë e kisha gjumin shumë të lehtë dhe mbaja afër një shkop nga ato të fshesës, ma nxiu vërtet. Bisedat i bënim dhe në efekt lodhje, ai kishte krijuar dhe komoditet pasi kishte 2 muaj kohë por dhe ai më njihte, më ka parë si karakter.

Më ka ditur skemat, sesi sillesha kur kam qenë 33-vjecc. Ne vërtet ishim në lojë por kishim fytyrën tonë. Ndoshta pati korrupsion të dyanshëm, i kërkova bashkëpunim kur erdhi Ronaldo dhe Bledi, se e pashë që po më matnin. I thashë që këta janë për mua, dhe të gjenim ndonjë situatë. Luizit i bëj thirrje që ato c’ka ndodhi aty brenda, pavarësisht që publiku dëshiron "gërm-mëret" tona duhet t’i thotë që i kemi lënë. Nuk kam me askënd asnjë mërzitje apo hatërmetje”, tha Qetsor Ferrunaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat