Të dy dolën fitues në BBV, Stresi zbulon çfarë ka ai më shumë se Luizi

Mediale Vip

Të dy dolën fitues në BBV, Stresi zbulon çfarë ka ai më shumë se Luizi

Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:18
Stresi

I ftuar këtë episod të ‘Lancio’ ishte reperi i njohur Stresi. Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n. Për të gjitha këto dhe detaje të tjera rreth jetës së tij private, Stresi jep një intervistë ekskluzive.

A e ka ndryshuar reperin eksperienca në ‘BBVK’ dhe çfarë ka për të thënë ai për deklaratën e dhënë para disa kohësh se nuk do ta provonte asnjëherë si përvojë. Po lidhur me komentet e atyre që nuk kanë besuar se mund t’ia dalë, çfarë mendimi ka sot Stresi?

"Unë ashtu si kam hyrë dhe kam dal, prapë po i njëjti jam dhe asgjë s’ka ndryshuar. Unë kam deklaruar këtë për në Shqipëri, në Shqipëri jo. Nuk është se s’ma kanë besuar mua si njeri, nuk kanë dashur duke ditur tipin tim. Po unë aty hyra për të sfiduar veten. Ishte eksperienca e fundit në karrierën time që unë eksperimentoj. Këtë gjë kisha lënë pa provuar në showbiz-in shqiptar."

Sipas tij, cilat janë pikat më të forta të tij që nuk i ka fituesi i ‘BBV 2’ në Shqipëri, Luiz Ejllit. Nëse do të kishin qenënë po të njëjtën shtëpi, si do të ishte raporti mes tyre?

"Ne na kanë parë nga televizioni. Aty nuk mund t’ja dallosh dikujt pikat, gjithçka duket jashtë. Nuk do kisha komentuar te kjo pjesë. Gjithësecili ka të vetat. Ne njihemi prej vitesh, besoj se do kishim shkuar shumë mirë, do ishim të dy në finale."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat