Shawn Mendes dhe Camila Cabello shijojnë një tjetër takim romantik teksa ndodhen në audiencën e koncertit të Taylor Swift

Mediale Vip

Shawn Mendes dhe Camila Cabello shijojnë një tjetër takim romantik teksa ndodhen në audiencën e koncertit të Taylor Swift

Më: 27 maj 2023 Në ora: 14:35
Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Shawn Mendes dhe Camila Cabello vazhduan sërish daljet në publik me një mbrëmje takimi në New Jersey të premten.

Dyshja e yjeve të popit iu bashkua audiencës së mbushur me yje në koncertin e Taylor Swift, të mbajtur në stadiumin e madh MetLife në New York.

Ata fillimisht dolën publikisht si çift gjatë verës së 2019-ës dhe qëndruan së bashku gjatë bllokimeve të COVID-19 vetëm për t’u ndarë afër fundit të 2021.

Megjithatë, nga mesi i muajit të kaluar, thashethemet po qarkullonin se ata ishin sërish bashkë – dhe konfirmimi erdhi kur u panë duke u puthur në Coachella.

Camila dhe Shawn dukeshin të lumtur në koncert, teksa shijonin performancën e yllit amerikan.

Në fund të prillit, një burim tha se Shawn dhe Camila ishin takuar fshehurazi për javë të tëra dhe “po shikonin se ku shkonin gjërat”.

Shawn dhe Camila njoftuan ndarjen e tyre të parë në nëntor 2021, por siguruan fansat në një deklaratë në Instagram se ata ishin ende ‘miqtë më të mirë’.

Në këtë kohë, Shawn u lidh shkurtimisht me Sabrina Carpenter dhe Camila me Austin Kevitch, themeluesin e aplikacionit të takimeve Lox Club.

Megjithatë, gjatë festivalit muzikor Coachella këtë prill, Shawn dhe Camilla u panë duke u puthur, për të konfirmuar thashethemet e ribashkimit.

Taylor aktualisht është duke vazhduar turneun e saj botëror “Eras”, i cili ka tërhequr yje të famshme në audiencë si Blake Lively dhe Bethenny Frankel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat