Almeda Abazi rrëfen emocionet e lindjes së bebit!

Mediale Vip

Almeda Abazi rrëfen emocionet e lindjes së bebit!

Më: 27 maj 2023 Në ora: 15:16
Almeda Abazi

Almeda Abazi dhuroi një rrëfim të veçantë e të ndjerë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” përballë gazetarëve të vegjël.

Një nga pyetjet e bëra prej fëmijëve lidhej pikërisht me mëmësinë dhe emocionet e para të lindjes.

Aktorja ka zbuluar se ishte e mbushur nga lotët e gëzimit dhe emocionet ishin të jashtëzakonshme.

“Isha shumë e emocionuar për ardhjen e bebit në jetë. Të gjithë më thonin të mos qaja sepse çdo gjë shkoi shumë mirë. Por ishin lotë lumturie, e kam qarë më shumë se bebi vetë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat