Ledian Agallijaj është mbështetësi më i madh i Elhaida Danit

Mediale Vip

Ledian Agallijaj është mbështetësi më i madh i Elhaida Danit

Më: 29 maj 2023 Në ora: 08:25
Ledian Agallijaj dhe Elhaida Dani

Muzikali francez “Notre Dame de Paris” u ngjit mbrëmjen e djeshme në një nga skenat më të mëdha në vendin tonë, stadiumin “Air Albania”. Trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.

Ashtu sikurse edhe Elhaida premtoi “ishte një natë e paharrueshme”. Emocione në skenë e emocione jashtë saj. Sigurisht në këtë natë kaq të veçantë nuk kishte si të mungonte partneri i saj Ledian Agallijaj. Çifti nuk ka pasur mundësi të kalojë shumë bashkë këto kohë, por mbrëmjen e djeshme sigurisht e kanë shijuar.

Në rrjete sociale janë publikuar nga të pranishmit video të ëmbla e romantike të tyre, që duken si gjithnjë të dashuruar dhe të buzëqeshur.

Elhaida e ka konsideruar rolin e Esmeraldës si “një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.

Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Coçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, Kanadaj, etj.

Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat