Nuk pritej/ Po divorcohen Harry dhe Meghan?

Mediale Vip

Nuk pritej/ Po divorcohen Harry dhe Meghan?

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:43
Harry dhe Meghan

Ka disa javë që po vazhdojnë thashetheme se martesa e Princit Harry dhe Dukeshës Meghan është në krizë.

Disa ekspertë mbretëror po thonë se divorci i tyre është afër, transmeton Indeksonline.

Rreth një javë më parë Harry kishte shkuar në një vend për të kaluar kohë pa gruan dhe fëmijët e tyre.

“Ata duket se po largohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri, patjetër do të ndahet prej tij, mesa duket ai nuk jeton më as në shtëpi”, tha një burim.

Ndërsa, ish-shërbëtori i Princeshës Diana dha këtë mendim.

 “A jam unë i vetmi person në MB që po pyes veten: a është zgjuar më në fund Harry dhe e ka parë të vërtetën? A e ka kuptuar më në fund se çfarë po bën gruaja e tij? Se atij i ishte shpëlarë truri dhe verbuar nga bukuria e saj”.

Divorci është vetëm çështje kohe. “Nuk kam asnjë dyshim, sepse do të ndodhë – këtë e dimë të gjithë”, vazhdoi Burrell. Sipas vlerësimit të tij, Harry do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pas ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat