Leonardo DiCaprio mundohet të mos vihet re në Londër, teksa fshihet pas një maske dhe kapeleje të zezë

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio mundohet të mos vihet re në Londër, teksa fshihet pas një maske dhe kapeleje të zezë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 09:39
Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio u përpoq të mos vihej re, teksa doli në Londër të mërkurën mbrëma për të ngrënë darkë.

Fituesi i çmimit “Oscar”, 48 vjeç – i cili kohët e fundit ka pushuar në Sardenjë me miqtë – kishte vënë një maskë të zezë në fytyrë mbante një kapele bejsbolli të ‘Los Angeles Dodgers’.

Ai dukej mjaft atraktiv i veshur me një palë xhinse blu, një xhaketë blu me zinxhir dhe atlete të bardha të ndezura, shkruan DailyMail.

Aktori i filmit “Titanic” doli me nxitim nga restoranti “Bocconcino” me shoqëruesit e tij dhe u zvarrit në sediljen e pasme të një SUV-i të zi.

Kjo paraqitje e tij vjen mes thashethemeve se ai është duke u dashuruar me modelen angleze Neelam Gill, 28 vjeçe, pasi ata u panë duke shijuar një mbrëmje bashkë të martën.

Ajo u pa duke u larguar nga restoranti “Chiltern Firehouse” me nënën e DiCaprios, Irmelin Indenbirken, vetëm pak çaste pas daljes së aktorit.

Sipas Page Six, treshes iu bashkuan një numër miqsh të DiCaprios.

Të martën e kaluar, DiCaprio dhe Gill u fotografuan duke dalë bashkë nga festa VIP e organizuar nga “Vogue” dhe “Chopard” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në të njëjtën kohë.

Por gjatë fundjavës, ai u pa duke në kuvertën e një jahti në Sardenjë pranë një tjetër femre atraktive me bikini, e cila në dukje të parë nuk ishte Gill.

Gill është një modele e suksesshme indiano-britanike e cila ka pozuar për marka të famshme si: “Burberry”, “Abercrombie & Fitch” dhe “Vogue” gjatë gjithë karrierës së saj mbi dhjetëvjeçare.

Ajo mori emër dhe nënshkroi kontratë me ‘NEXT Model Management’ në moshën 14 vjeçare.

Gill parakaloi në pasarelën e saj të parë të modës në vitin 2013 për markën “Burberry” dhe bëri histori vitin e ardhshëm duke qenë modelja e parë e kampanjës indiane të grupit.

DiCaprio – i cili është i njohur për lidhjet e tij me bukuroshet nën moshën 25-vjeçare – ka zgjeruar grupin e tij të njohjeve që kur u nda nga ish-e dashura e tij Camila Morrone, 25 vjeçe, verën e kaluar.

Një burim i tha tabloidit britanik DailyMail se DiCaprio tani është “duke kërkuar diçka më të pjekur në departamentin e marrëdhënieve”.

Burimi vazhdoi: “Ai nuk është i prirur për reklamat që sugjerojnë se ai po kërkon këto gra shumë të reja”.

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

Ja disa këshilla në lidhje me dhimbjen e kockaveBlogLexo më shumë

Përpara Gill-it, DiCaprio u përfol se ishte në lidhje me 27-vjeçaren Gigi Hadid.

Thashethemet filluan shtatorin e kaluar pasi ata u fotografuan bashkë në një festë të NYFW në New York City.

Dyshja u panë për herë të fundit duke darkuar së bashku në New York City të enjten e 4 majit, dhe një burim i tha ET se ata ende ‘po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit’.

Ata të dy morën pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë këtë muaj, por kësaj radhe nuk ishin shumë të afërt.

Ai ka qenë gjithashtu në lidhje me Maya Jama, 28 vjeçe dhe modelen belge Rose Bertram, 28 vjeçe, muajt e fundit.

DiCaprio kohët e fundit kaloi kohë me supermodelen ruse Irina Shayk, 37 vjeçe, në Kanë, por thuhet se ata janë ‘thjesht miq’.

Në mënyrë më tipike, ylli hollivudian u përfol se në dhjetor do të takohej me modelen Victoria Lamas, 24 vjeçe, e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas.

Ndarja tronditëse e DiCaprios nga ish-e dashura Camila Morrone erdhi menjëherë pas ditëlindjes së saj të 25-të në korrik.

Ata ishin në lidhje për pesë vjet që nga njohja e tyre në vitin 2017 në Festivalin e Filmit në Kanë.

Diferenca 22-vjeçare e çiftit shkaktoi shaka dhe tituj të panumërt mediash gjatë gjithë periudhës së romancës së tyre.

Ata kurrë nuk bënë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq të ndonjë eventi, por u ulën pranë njëri-tjetrit në mbrëmjen e çmimeve “Oscars” në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat