Nuk mund të besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura 29 vjeçare të bënte një test të atësisë

Mediale Vip

Nuk mund të besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura 29 vjeçare të bënte një test të atësisë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 07:19
Al Pacino

Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë.

Sipas një burimi të Page Six pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.

Alfallah, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori legjendar ishte babai i fëmijës së saj.

Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29 vjeçare ishte shtatzënë.

Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte fëmijën e tij të katërt.

Pacino ka një vajzë Julie (33 vjeçare) me Jan Tarrant, ndërsa gjatë lidhjes me Beverly D’Angelo, priti në jetë binjakët Anton dhe Olivia, të cilët janë 22 vjeçarë. Ndryshe, legjenda hollivudiane nuk është martuar kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat