NRG Band sjellin këngën e re “Haram”

Mediale Vip

NRG Band sjellin këngën e re “Haram”

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:35
Besnik Qaka

Grupi i njohur shqiptar, NRG Band, kanë publikuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.

“Haram” titullohet kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar Arben Beha, kurse për muzikën është përkujdesur Besnik Qaka.

‘Beat’-i është bërë nga Estto me miksim dhe masterizim të Arbend Qakës.

Për videon ndërkohë u kujdes Visar Director.

Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të NRG Band.

Qaka përndryshe po vazhdon të jetë i pëlqyer nga publiku ndonëse i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat