Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

Mediale Vip

Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 23:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Është martuar ditën e sotme (e shtunë) portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj.

Ai i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me bukuroshen e quajtur, Alba Hasani.

Çifti kanë zgjedhur që ceremoninë e tyre ta bëjnë në bregdet, në një ambient të zbukuruar me pamje të mahnitshme.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Të njëjtit duken mjaft elegant në disa prej pamjeve që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale.

Bekaj përndryshe u dënua me një vit moslojë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHD dënoi Tiranën shkaku i dhunës që u ushtrua ndaj zyrtarëve të ndeshjes me Bylisin, në kuadër të xhiros së 35-të të Kategorisë Superiore.

Ai mes tjerash duket se po bën edhe një hap të madh në karrierë, transferimin në Turqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat