Rzon dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re

Mediale Vip

Rzon dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Producenti i njohur, Rzon, ka publikuar së fundmi një album të shkurtër me disa këngë.

Në këtë ‘EP’ bëjnë pjesë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur si: Dafina Zeqiri, Capital T, Ledri Vula e Mozzik.

Duetin me Dafinën “Fuxk You” e ka lansuar edhe në platformën YouTube, të shoqëruar me një video.

Teksti dhe melodia e kësaj kënge u realizua nga Dafina Zeqiri dhe Elinel, kurse për producimin u kujdes Rzon.

‘Beat’-i u bë nga Rzon së bashku me Egzon Mjekun me video nga Gargia.

Ky projekt tashmë është bërë viral nëpër rrjete sociale dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Rzon ndryshe qëndron prapa shumë hiteve të mëdha shqiptare, që i ka sjell ndër vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat