Schwarzenegger kujton momentin kur i tha gruas se kishte një fëmijë me shërbyesen e shtëpisë

Mediale Vip

Schwarzenegger kujton momentin kur i tha gruas se kishte një fëmijë me shërbyesen e shtëpisë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:35
Arnold Schwarzenegger

Në dokumentarin “Arnold”, i disponueshëm në Netflix, Arnold Schwarzenegger foli pwr ditën kur i tregoi gruas së tij, Maria Shriver tradhtinë me shërbëtoren e shtëpisë Mildred Barea. Një moment që ndryshoi gjithçka.

Në vitin 2011, Arnold Schwarzenegger dhe gruaja e tij, Maria Shriver, kishin vendosur t’i nënshtroheshin terapisë në çift në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Pikërisht gjatë një prej këtyre seancave, aktori 75-vjeçar më në fund rrëfeu tradhtinë e tij me shërbëtoren e shtëpisë, Mildred Barea. Dhe konfirmoi se djali i saj, Joseph, i lindur në 1997, ishte gjithashtu i tij.

“Ajo dëshiron të dijë nëse je babai i Jozefit”, thuhet se e pyeti terapisti Arnold Schwarzenegger. “Mendova se zemra ime kishte pushuar së rrahuri. Dhe përfundova duke thënë të vërtetën”, shpjegon ai. “Po, Maria. Jozefi është djali im”, u përgjigj aktori.

Një rrëfim që “shkatërroi dukshëm” Maria Shriver, e cila bëri menjëherë kërkesën për divorc.

Për vite me radhë, Arnold Schwarzenegger pranon se ka provuar gjithçka për të fshehur të vërtetën. “Fillimisht, nuk isha i sigurt. Por sa më shumë që rritej, aq më e dukshme bëhej. Pas kësaj, pyetja ishte se si ta fshihnim atë”, rrëfen Schwarzenegger, i cili pranoi në një intervistë se ndarja ishte veçanërisht e vështirë për t’u kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat