Shpat Kërleshi në videoklipin e Nitës, a pati rizgjim të ndjenjave nga e kaluara?

Mediale Vip

Shpat Kërleshi në videoklipin e Nitës, a pati rizgjim të ndjenjave nga e kaluara?

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 15:56
Shpat Kërleshi dhe Nita

Pak muaj më parë në ‘Big Brother VIP’ Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi treguan se kanë qenë miq për shumë vite. Dhe në një moment kishin vendosur të dalin për tu njohur në kontekst romantik. Por, gjërat mes tyre nuk kishin funksionuar edhe pse treguan se kishte ndodhur edhe një puthje. Kjo sipas tyre kishte ndodhur 4 vite më parë.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duket se ata janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia që kanë është rikthyer aty ku ishte. E ftuar në "Natën me Aulonën", Nita tha se nuk ka qenë dhe as është e lidhur me Shpatin, megjithatë nuk do i thoshte "JO" mundësisë për të pasur diçka me të. 

Pas intervistës në rrjet qarkulloi një video që tregonte dyshen së bashku në një kafe në Prishtinë. Gjë që bëri fansat të mendojnë nëse ata kanë nisur të dalin bashkë sërish? Por, në fakt rezultoi se Shpati ishte protagonist në videoklipin e ri të Nitës.

Në një intervistë me Prive, ai ka folur për xhirimet e këngës dhe se si do e përshkruante me një fjalë xhirimin në një dhomë hotli. “Kati 4, dhoma 232”-tha ai me humor.

A pati ndonjë tundim nga e kaluara? “Jo, aspak. Thjesht klip.”-tha ai. Teksa kur u pyet se kë ka më shumë përzemër mes Nitës dhe Deas, zgjodhi atë të parën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat