Ndezën thashethemet për romancë një muaj më parë – Shakira dhe Lewis Hamilton vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku

Mediale Vip

Ndezën thashethemet për romancë një muaj më parë – Shakira dhe Lewis Hamilton vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:16
Shakira dhe Lewis Hamilton

Shakira dhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, kanë kaluar kohë së bashku gati një muaj pasi ndezën thashethemet për romancë.

Krijuesja e hitit “Hips Don’t Lie”, 46-vjeçe, u pa së fundmi pranë Hamilton, 38-vjeç, në një restorant.

Një burim i afërt me çiftin tha se ‘ata po kalojnë kohë së bashku dhe se janë në fazën e njohjes’.

Muajin e kaluar në maj, nëna e dy fëmijëve dhe shoferi i F1 u panë për herë të parë së bashku pasi ajo mori pjesë në ‘Miami Grand Prix’.

Ata u panë duke hipur në një jaht për një shëtitje me miqtë jashtë rezidencës së saj të re 20 milionë euroshe në Florida.

Shakira dhe shoferi shoqëroheshin nga Miles Chamley-Watson, i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Hamilton.

Romanca e re e artistes së famshme vjen pasi Shakira u nda zyrtarisht nga futbollisti dhe partneri prej shumë kohësh, Gerard Pique.

Ish-çifti kanë dy djem, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, tetë vjeç.

Ylli i Barcelonës tani po shijon një lidhje dashurie me Clara Chian, me të cilën thuhet se e tradhtoi Shakiran. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat