Olsa Muhameti flet për bashkëpunimin me Kiara Titon

Mediale Vip

Olsa Muhameti flet për bashkëpunimin me Kiara Titon

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 09:30
Olsa Muhameti dhe Kiara Tito

Vitin që shkoi u transmetua për herë të parë ‘Kepi i Tundimeve’. Programi u regjistrua në ditët e ngrohta të verës, në një ambjent luksoz, me disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar. Ata bashkëjetuan me njeri-tjetrin për 20 ditë, duke u argëtuar nëpërmjet sfidave të ndryshme por jo vetëm, qëllimi ishte t'i rezistonin tundimeve në ditët e nxehta të verës.

Ndërkohë, këtë vit duket se do ketë ndryshime dhe risia kryesore është pjesëmarrja e personazheve të njohura. Ai do transmetohet nga fillimi i korrikut dhe do jetë Prime-Time të dielave. Programi do moderohet nga Kiara Tito me autore Olsa Muhametin.

Kjo e fundit ka folur sot në “Shqipëria Live” duke zbuluar disa detaje për programin. Ajo zbuloi se Luizi, do të jetë pjesë si i ftuar special që do të sjellë disa situata që kanë mbetur të hapura. E pyetur për bashkëpunimin me Kiarën si moderatore, Olsa tha se me atë nuk njihen shumë mirëpo tha se deri tani bashkëpunimi po ecën mirë.

“Unë me Kiarën njihshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi.”– tha Olsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat