Disa nga gjërat që nuk shkuan ‘si duhet’ gjatë ceremonisë së Kleas dhe Elgitit

Mediale Vip

Disa nga gjërat që nuk shkuan ‘si duhet’ gjatë ceremonisë së Kleas dhe Elgitit

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:34
Klea dhe Elgit

Ende nuk kane kaluar emocionet nga dasma e Kleas dhe Elgitit.

 Të pyetur në emisionin ‘Më lër të flas’ se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari  tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë, dhe se nuk i tha asgjë askush. Për sa i përket unazës ai tha se nuk do ta mbajë në gisht.

"Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza." 

Ndërkohë moderatorja tha se nuk e kishte problem këtë gjë.

Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.

Klea tregoi edhe një situatë tjerët të sikletshme gjatë ceremonisë.

"I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak spicy (djegëse) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak."

Elgiti tregoi emocionet e forta, për të cilat tha se nuk i kontrollonte dot.

Ishte një emocion shumë i fortë. Vërtet kemi bashkëjetuar 7 vjet, po kur e sheh me vello të bardhë është tjetër ndjesi. Ishte shumë emocion i fortë dhe se mbajta dot, nuk e kontrollova dot.

Klea tregoi gjithashtu se:

Është shumë e bukur dhe uroj me gjithë zemër ta përjetoni këtë emocion. Kur t’i imagjinon veten që fëmijë me fustan të bardhë dhe të shoqëron babai drejt altarit, ëndërr e bërë realitet, por në të mirën e asaj që kisha ëndërruar. Për më tepër ardhja e Kridit drejt altarit, janë disa emocione që nuk shpjegohen dot, por sytë e mi i thonë të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat