Fifi dhe Bes Kallaku publikojnë këngën e re “Unaza e Dashnisë”

Mediale Vip

Fifi dhe Bes Kallaku publikojnë këngën e re “Unaza e Dashnisë”

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 22:47
Protagonistë në klip

Këngëtarët shqiptarë, Fifi dhe Bes Kallaku, kanë prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

“Unaza e Dashnisë” mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar me videoklip.

Protagonistë në këtë projekt janë edhe çifti i njohur i rrjeteve sociale: Rinori dhe Njomza.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për muzikën u kujdes Indrit Dode.

Producimi, miksimi dhe masterizimi u realizua nga Apollo.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fifit.

Ky projekt i saj vjen pak javë pas lindjes së fëmijës së parë, djalit Theo Mal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat