Ekspertja e marketingut: Gabimi i madh që nuk duhet të bëjë Luiz Ejlli

Mediale Vip

Ekspertja e marketingut: Gabimi i madh që nuk duhet të bëjë Luiz Ejlli

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 07:40
Luiz Ejlli

Ditën e djeshme në emisionin “Wake Up” është folur për Luiz Ejllin, i cili u ngrit shumë gjatë spektaklit “Big Brother VIP 2” dhe pas përfundimit të kësaj eksperience, po korr sukses në tregun muzikor.

Në studio ishte e ftuar ekspertja e marketingut, Jori Vila, e cila tregoi gabimin që nuk duhet të bëjë këngëtari i dashur për publikun në mënyrë që të mos humbasë gjithë vëmendjen që ka aktualisht.

Jori: Gabimi që unë mendoj që do bënte është të shkëputej nga vëmendja.

Seç lexova, se sigurisht vazhdojnë titujt për të, se ishte i lodhur nga gjithë vëmendja që ishte duke marrë.

Të mos vazhdonte me një strategji dhe të mos konsultohej me ekspert.

Nuk duhet të mjaftohet me strategjinë që pati dhe me fitoren që pati, por duhet të konsultohet me ekspert PR.

Secili prej personazheve të njohur në botë ka një skuadër PR nga pas".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat