Çfarë i ndodhi Elvis Pupës? Aktori ngre alarmin me postimin e fundit: Lajmëroni emergjencat

Mediale Vip

Çfarë i ndodhi Elvis Pupës? Aktori ngre alarmin me postimin e fundit: Lajmëroni emergjencat

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:46
Elvis Pupa

Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij postime të ndryshme, përfshirë edhe ato nga përditshmëria.

Së fundmi, ish-banori i “Big Brother VIP 2” ka zbuluar se është duke vizituar Thethin. Në “Instagram”, Pupa ka publikuar disa foto e video nga aty, por gjithë vëmendjen e ka marrë një postim në “Instastory”.

Aktori ka publikuar një foto të tij, ku tregon se ka vendosur që të ngjisë majën e malit që ndodhet pas tij.

Madje me humor ai ‘ngre alarmin’ dhe shkruan se nëse nuk poston për 3 ditë, lajmëroni emergjencat.

“Po provoj me e ngjit sot këtë majën e malit. Po nuk postova për nja 3 ditë, lajmëroni emergjencat civile”, ka shkruar Elvis Pupa në foton e tij.

Image
Elvis Pupa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat