Ylli i muzikës country e anulon koncertin për shkak të vapës

Mediale Vip

Ylli i muzikës country e anulon koncertin për shkak të vapës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 00:41
Jason Aldean

Këngëtari i muzikës country, Jason Aldean, e ka braktisur me nxitim skenën gjatë një koncerti në shtetin amerikan Connecticut.

Kjo pasi thuhet se nuk ishte mirë me shëndet për shkak të lodhjes që e ka përjetuar nga i nxehti i madh.

Aldean foli për incidentin në Instagramin e tij, duke thënë se kishte nevojë për të marrë një infuzion pas shfaqjes, dhe se tani ishte më mirë me shëndet.

“Ishte vapë, isha i dehidratuar dhe më kapi rraskapitja nga nxehtësia e madhe”, tha ai, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat