Vlora Kastrati na e freskon verën me një këngë të bukur për Diasporën

Mediale Vip

Vlora Kastrati na e freskon verën me një këngë të bukur për Diasporën

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 21:03
Vlora Kastrati

Ajo është një artiste që nuk ndalet e kur kthehet në Kosovë apo Shqipëri gjithmonë ka diçka për muzikën.

Po flasim për këngëtaren Vlora Kastrati e cila sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor që mban titullin "Harroj krejt".

Kënga është plot ritêm e sikur Vlora do të freskoj verën e nxehtë. Ne mësojmë se për këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me Florent Boshjaku, teksti shkruar nga Arsim Bunjaku e xhirimet e klipit janë realizuar në Pejën e saj.

Duket si një mirëseardhje për të gjithë ata që jetojnë në Diasporë ( Ashtu si vetë këngëtarja ) e kthehen për pushime gjithmonë në Kosovën e tyre. Këngën mund ta dëgjoni dhe shikoni duke e shijuar në linkun më poshtë, ndërsa kujtojmë se në Gusht artistja pejane ka gati një tjetër projekt.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat