“Histori e dashurisë si në filma! Kojshikja më tha ta kom gjet ma të bukuren e Malësisë”, rrëfimi emocional i Nikollë Nikprelajt

Mediale Vip

“Histori e dashurisë si në filma! Kojshikja më tha ta kom gjet ma të bukuren e Malësisë”, rrëfimi emocional i Nikollë Nikprelajt

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:10
Drita dhe Nikollë Nikprelaj

Këngëtari dhe autori i njohur shqiptar, Nikollë Nikprelaj, në shtëpinë e tij në Tuz të Malit të Zi gjatë një bisede foli për karrierën e tij shumëvjeçare, por nuk munguan edhe rrëfimet nga jeta personale.

Një nga rrëfimet e tij më emocionale që bëri ishte edhe historia e tij e dashurisë më gruan e tij Dritën, për të cilën thotë se ka qenë si në filma.

“Histria e jonë është një mini film e të njohurit mes nesh në fillimet tona. Drita kur ishte e re, ishte një vajzë e bukur, një vajzë e gjatë, një vajzë tipike malësore dhe unë në atë kohë isha në ushtri dhe kur erdha në pushim prej ushtrisë, një komshike e imja ma lavdëroi.

Më tha “ti një kohë je këngëtar, ke një emër, je student, ti mund të zgjedhjesh një vajzë dhe unë po ta preferoj vajzën më të bukur që ka Malësia”. Por, unë kohën e kisha të kufizuar dhe nuk kisha kohë me lëvizë më pa vajza, por kjo ma përshkroi Dritën dhe me ato përshkrime, me ato përshtypje nga përshkrimet e saj, unë u ktheva prapë në ushtri. Në ushtri, vëllai Zefi ma pat sjellë çiftelinë dhe bëja këngë, ushtroja. Mbas këtyre përshtypjeve të kësaj shoqes, unë krijova këngën, ndoshta ndër dy këngët më të mira të karrierës time, “Oj lulja e Malësisë”, ende pa e pa Dritën.

Dhe, kur kam përfundu ushtrinë, jam kthy në vendlindje dhe e kam interpretu këtë këngë në një festë popullore me shumë njerëz prezent aty, me mijëra njerëz, dhe Drita më ka thënë “në një far mase e kam ditë që kjo këngë mund të jetë për mua”. Dhe kjo ndoshta ka qenë shkëndija e parë e rrugës së më vonshme mes nesh”, rrëfeu këngëtari Nikollë Nikprelaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat