Si të keni linjat perfekte të Emily Ratajkowski, tre sekretet e modeles!

Mediale Vip

Si të keni linjat perfekte të Emily Ratajkowski, tre sekretet e modeles!

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 22:15
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski është një nga modelet më të bukura dhe tërheqëse në të gjithë botën. E shquar për linjat e saj të holla, mund t’ju duket e çuditshme, por ajo nuk mban asnjë dietë. Ajo ka tri mënyra për të qëndruar gjatë gjithë kohës në formë perfekte.

Pi lëng shafrani dhe panxhari

Shafrani i Indisë, ashtu si lëngu i panxharit, përmbajnë nitrate që janë jo vetëm të dobishme për shëndetin e zemrës, por gjithashtu ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Jo vetëm që konsumimi i tyre është i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut, por mund të ndihmojë edhe në qëndrueshmëri, gjë që vjen në ndihmë gjatë ushtrimeve.

Përgatit ushqime të shëndetshme

Emilyt i pëlqen të përgatisë ushqime të shëndetshme, ndërsa në një intervistë për Elle është shprehur: Unë gatuaj shumë, kështu që me të vërtetë ndihmon. E dini se sa kripë dhe sheqer po i fusni trupit tuaj?!

I pëlqen të bëjë ushtrime në grup

Modeles i pëlqejnë aktivitetet në natyrë, si ecja dhe alpinizmi, ndërsa kur shkon në palestër, preferon ushtrimet në grup.

“Jam nga ata njerëz që nëse shkoj vetëm në palestër ka shanse 50/50 që të ushtrohem në të vërtetë. Kështu që një grup funksionon për mua”, ka thënë 32-vjeçarja.

Emily Ratajkowski arriti disi të ndërthurte tendenca të shumta në një pamje të efektshme. Më 31 maj, Emily Ratajkowski doli në New York City e veshur me një jelek korse, të frymëzuar nga veshjet e meshkujve. Po, janë dy trende në një copë, por modelja 31-vjeçare nuk ia doli. Ajo e kombinoi look-un me një palë pantallona të gjera, një gjerdan të viteve ’90 dhe atlete të thjeshta të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat