Morena s’e ndjek më, reagon Sellma

Mediale Vip

Morena s’e ndjek më, reagon Sellma

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:53
Sellma Kasumoviq

Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq nga pushimet ka vendosur t’i përgjigjet ndjekësve të saj me pyetje të shumta që ata kanë për punën dhe jo vetëm.

Krahas pikëpyetjeve mbi gjithçka sa i përket brand-it Sellma, nuk kanë munguar thumbat ‘rozë’.

Dikush e ka pyetur Sellmën mbi raportin me Taynën.

‘Përse nuk e grimon më Taynën?’, ka qenë pyetja të cilës ajo ka vendosur të mos i japë përgjigje.

Për një periudhë të konsiderueshme pas fillimit të karrierës, Tayna ka qenë besnike e Sellmës por duket se prej më shumë se një viti, gjërat kanë ndryshuar dhe kjo i ka rënë në sy ndjekësve të make-up artistes.

Dikush tjetër, e ka lajmëruar Sellmën që Morena e ka hequr nga lista e ndjekësve.

‘Është e drejtë e gjithkujt të veprojë si të dojë. Nuk e di saktë për cilin person e keni fjalën por follow/ unfollow ekzistojnë që prej ekziston Instagrami. Kush çka do le të bëjë. Është Instagrami i vetë, ka dikujt që si interesojmë, ia prishim tripin, sa shan me fake account, ma mirë le te bën unfollow. Hajt ditën e mirë’, është shprehur grimerja.

Duket se Sellma nuk e çan shumë kokën për këtë pjesë teksa nuk dihen arsyet përse Morena ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat