Ngatërroi origjinën e bashkëshortit, Rita Ora është “e tmerruar”

Mediale Vip

Ngatërroi origjinën e bashkëshortit, Rita Ora është “e tmerruar”

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 09:14
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është ‘e tmerruar’ pasi bëri një gabim të sikletshëm në lidhje me përkatësinë etnike të bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një episodi të “The Voice Australia”.

Në një moment, 32-vjeçarja po përpiqej që të bindte një konkurrent nga Christchurch që ai t’i bashkohej ekipit të saj sepse ajo ishte ‘e martuar me një burrë gjysmë samoan’.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, regjisori i famshëm nuk është identifikuar kurrë si Samoan. Sipas New Idea, Rita është ‘plotësisht e tmerruar’ që shikuesit mendojnë se ajo ngatërroi etninë e burrit të saj.

“Ajo është plotësisht e tmerruar që njerëzit mendojnë se ajo ka gabuar me trashëgiminë familjare të Taikas”, pohoi burimi.

I njëjti burim ka shtuar më pas se Rita “është kaq e shqetësuar për t’a zhgënjyer” Taikan pak kohë pasi çifti filloi jetën e tyre martesore së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat