“Më kërkoi falje 1000 herë”, Luizi zbulon telefonatën me Zuckerberg

Mediale Vip

“Më kërkoi falje 1000 herë”, Luizi zbulon telefonatën me Zuckerberg

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:13
Luiz Ejlli dhe Mark Zuckerberg

“Tick-u” blu i hequr nga profili i “Instagram”-it të Luiz Ejllit ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Vetëm pak ditë më parë këngëtari i dashur për publikun arriti që të verifikonte llogarinë e tij në këtë rrjet social, por papritur u hoq.

Lidhur me këtë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë reagime të shumta. Madje përmes një video të postuar së fundmi në “Instastory” ai me shaka thotë se ka folur në telefon me Mark Zuckerberg.

Luizi shprehet se Zuckerberg i ka kërkuar falje dhe madje i ka thënë se tani “tikc-un” do ia bëjë gold jo blu siç është.

“Sapo e mbylla telefonin me Zuckerberg-un. Më kërkoi falje 1000 herë, na e bëj hallall, të kemi rënë në qafë, t’a kemi hapur, t’a kemi mbyllur, t’a kemi hapur. E përsa i përket “tick-ut” blu kujtuam se është shaka tha, se si ka mundësi se ti me 612 mijë ndjekës me pas 2 milionë reagime, ndërkohë që ka të tjerë me shumë më shumë dhe nuk marrin as 10 mijë. Kështu që taksirat, ndjesë. Për ndjesën që do na falësh tha do ta bëjmë “tick-un” gold. Presim”, dëgjohet të thotë Luizi në postimin në fjalë.

Madje gjatë ditës së djeshme artisti ndryshoi edhe foton e profilit. Ai hoqi foton e tij dhe vendosi një imazh, në të cilin shkruante: “Verified”. Por mesa duket e ka mbajtur shumë pak, pasi sërish ka rikthyer një foto të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat