Blero shfaqet i mërzitur dhe i vetmuar në pishinë, qëndron i mënjanuar nga banorët e tjerë

Mediale Vip

Blero shfaqet i mërzitur dhe i vetmuar në pishinë, qëndron i mënjanuar nga banorët e tjerë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:46
Blero

Këngëtari Blero Muharremi është këtë edicion një nga konkurrentët më të përfolur të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Ai është shpallur si një nga tre banorët më të pëlqyer, në teleovitmin e parë që u hap për banorët më të preferuar nga publiku.

E teksa ndodhet i izoluar nga kamerat dhe larg aktiviteteve të përditshmërisë, duket se presioni i lojës herë pas here e bën të veten.

Së fundmi, këngëtari i hitit “Fotografia” ka kaluar pak kohë i vetëm në pishinë, ku është parak paksa i trishtuar dhe i mënjanuar nga banorët e tjerë.

Ai ka qëndruar i shtangur për orë të tëra, teksa mund të shihej në sy se ishte mjaft i pikëlluar – me siguri nga mungesa e njerëzve të dashur që ndjen brenda në shtëpi.

Përndryshe, të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë është larguar banorja e parë për këtë edicioni – këngëtarja Brikenda Karricaj.

Krahas eliminimit të parë pati edhe hyrje të reja, ku në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u fut këngëtari afrikano-zviceran Domenik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat