​Kevin Costner në lidhje me Reese Witherspoon, flet ekipi i aktores

Mediale Vip

​Kevin Costner në lidhje me Reese Witherspoon, flet ekipi i aktores

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 16:17
Reese Witherspoon dhe Kevin Costner

Në ditët e fundit, thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta se Reese Witherspoon (47) dhe Kevin Costner (68) janë një çift i ri në skenën e Hollywoodit. Të dy i dhanë fund martesave të tyre të gjata këtë vit dhe tronditën publikun.

Por sot ekipi i aktores së njohur vendosi t'u jep fund thashethemeve. "Kjo histori është plotësisht e trilluar dhe jo e vërtetë," tha një zëdhënës i Reese Witherspoon për PageSix.

Disa fansa u emocionuan nga mendimi që Reese dhe Kevin të gjenin ngushëllim tek njëri-tjetri pas divorceve të tyre të dhimbshme, ndërsa disa dyshuan në të vërtetën e thashethemeve.

Si për kujtesë, Reese u divorcua nga Jim Toth pas pothuajse 12 vitesh martesë.

"Kemi disa lajme personale për të ndarë... Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t'u divorcuar. Kemi kaluar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe ecim përpara me dashuri të thellë, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku”, kanë shkruar ata në muajin mars dhe nuk kanë dashur të zbulojnë më shumë detaje.

Kevin dhe Christina Baumgartner patën një divorc mjaft të stuhishëm. Christine kërkoi që Costner t'i paguante asaj rreth 175.057 dollarë në muaj, në mënyrë që tre fëmijët e tyre të mund të jetonin të njëjtin stil jete me secilin prind. Por në fund çifti ia dolën të qetësoheshin.

"Kevin dhe Christine Costner kanë arritur në një zgjidhje miqësore dhe reciproke të të gjitha çështjeve që lidhen me procedurat e tyre të divorcit," tha zëdhënësi i Kevin në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat