Brad Pitt nuk ka bërë asnjë reagim ndaj asaj që ndodhi së fundmi me djalin e tij Pax Jolie-Pitt që dyshohet se e quajti atë "një t*ap të klasit botëror" në një postim në mediat sociale.
Pavarësisht nga një raport që pretendon se Pitt mendon se situata është "dëshpëruese" dhe "zhgënjyese", një burim i afërt me aktorin këmbëngul për 'Page Six' se kjo nuk është e vërtetë.
"Kjo është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen të përdorin fëmijët në këto tema," ka thënë një burimi për 'Page Six'.
"Kanë kaluar shtatë vite të gjata dhe është për të ardhur keq kur njerëzit ngrenë pa nevojë çështje nga e kaluara... dhe nuk marrin parasysh ndikimin që ka në të gjithë familjen."
Burimi shton se Pitt nuk ka folur mbi fëmijët e tij në media, divorcin e tij në 2016 nga Angelina Jolie ose betejën e tyre të vazhdueshme për kujdestarinë – dhe ai do të vazhdojë të heshtë.
Komentet vijnë një ditë pasi në Internet u përhap një 'screenshot' i një postimi nga llogaria e supozuar private në Instagram e Pax. Thuhet se ai e sulmoi babanë – me të cilin nuk është parë që përplaset– në ditën e baballarëve në 2020.
“Gëzuar Ditën e Babait këtij tr*pi të klasit botëror. Ti, herë pas here, e tregon se je një njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Nuk ke konsideratë dhe as empati për 4 fëmijët e tu, që dridhen nga frika në prezencën tënde. Nuk do e kuptosh kurrë dëmin që ke bërë ndaj familjes sime sepse je i paaftë që ta bësh këtë. Ti e ke bërë jetën e njerëzve të mi të afërt një ferr. Ti mund t’i thuash vetes dhe botës ç’të duash, por e vërteta do të dalë në dritë. Ndaj, gëzuar Ditën e Babait, ti qenie e tmerrshme njerëzore”– shkruhej krahas fotos, duke iu referuar vëllezërve e motrave Zahara, 18 vjeç, Shiloh, 17 vjeç dhe binjakëve 15-vjeçarë Vivienne dhe Knox.
Ai gjithashtu ka një vëlla më të madh 22-vjeçar, Maddox.
Ylli i Hollywood ka gjashtë fëmijët e tij me ish-bashkëshorten Jolie, e cila e akuzoi atë se i kishte abuzuar fizikisht dhe verbalisht gjatë një udhëtimi me aeroplan në vitin 2016.