Matchy-matchy! Edhe një herë Beyoncé dhe e bija Blue Ivy pushtojnë Internetin

Mediale Vip

Matchy-matchy! Edhe një herë Beyoncé dhe e bija Blue Ivy pushtojnë Internetin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 19:00
Beyoncé dhe e bija Blue Ivy

Beyoncé mbajti dje premierën në Londër të filmit të saj mbi turneun “Renaissance”. Ajo u shfaq me flokët e saj platin me një fustan xhaketë të zezë të çarë në pjesën e poshtme.

Fustani i superyllit 42-vjeçar kishte një bishtë të gjatë teksa ajo kishte veshur një palë gjysmëçizme.

E, superylli i mbrëmjes nuk ishte Bey. Por vajza e saj 11-vjeçare Blue Ivy, e cila dukej e mrekullueshme me një fustan të zi 'Versace' dhe syze dielli.

Paraqitja e saj në tapet nuk është befasi, pasi performancat e Blue janë paraqitur shumë në filmin e koncerteve të stilit dokumentar.

Ajo së fundmi zbuloi se trajnimi i saj i kërcimit ishte një pikë fokusi për familjen dhe ajo filloi të stërvitet "edhe më fort" pas rishikimeve të paraqitjeve të saj të para në skenë në turne në maj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat