Një film së bashku? Përgjigjen Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Mediale Vip

Një film së bashku? Përgjigjen Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:04
Luizi dhe Kiara

Mbrëmë (e martë) është shfaqur premiera e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, “5 Herë Jo”.

Të ftuar në premierë kanë qenë fytyra të shumta publike, në mesin e tyre edhe Kiara Tito e Luiz Ejlli.

Në një intervistë, ata kanë dhënë mendimet e tyre mbi filmin e për shumë gjëra të tjera.

Çifti kanë përgëzuar Donaldin dhe Borën për këtë projekt duke i uruar sa më shumë suksese.

Ata gjithashtu pyeten edhe nëse do ta realizojnë një film së bashku, për të cilin nuk janë të gatshëm akoma.

“Për momentin jo”, ka qenë përgjigja e prerë e prezantueses së njohur.

Luizi në anën tjetër shtoi: “Unë mundohem të ia bëj jetën një film dashurie, me ia plotësuar të gjitha dëshirat. Për mua mjafton me kaq”.

Dyshja kanë folur edhe për Big Brother dhe pranuan se ky reality shou ua ndryshoi jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat