Ndarja e Sarës dhe Ledrit “vepër” e këngëtarit? Miku i tij jep detaje të reja! I përgjigjet zërave se shkak ka qenë Dafina Zeqiri

Mediale Vip

Ndarja e Sarës dhe Ledrit “vepër” e këngëtarit? Miku i tij jep detaje të reja! I përgjigjet zërave se shkak ka qenë Dafina Zeqiri

Më: 21 janar 2024 Në ora: 23:06
Ledri dhe Sara

Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të ndarjes së tyre të papritur. Ndonëse dyshja vendosën që të heshtin në lidhje me marrëdhënien e tyre, muaj më parë menaxheri i këngëtarit Faton Shoshi tha se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare dhe e vetmja gjë që i lidh tashmë është vajza e tyre, Poem Blu.

Së fundmi, Shoshi ka qenë i ftuar drejtëpërdrejtë në një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French”, ku ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes çiftit. Ai tha që Sara dhe Ledri janë ndarë, teksa mohoi lajmet që ndarja e tyre është një vepër e krijuar nga Ledri për të tërhequr vëmendjen e publiku.

“Është diskutuar në rrjet dhe në media sociale dhe kanë dalë shumë zëra që qarkullojnë se ndarja e përfolur mes Ledrit dhe Sarës është një ‘vepër’ e krijuar prej tij. Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…”.

Më tej, ai iu përgjigj edhe zërave se Dafina ka qenë shkak i kësaj ndarjeje, duke zbuluar kështu edhe raportet e tij me këngëtaren.

“Përkundrazi nuk e dinë që unë me Dafinën e kam shumë mirë dhe e respektoj shumë dhe është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në shoëbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot. Plus edhe diçka tjetër. I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira. Janë vetëm fjalë, unë Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë”, rrëfeu menaxheri i Ledrit.

Por, teksa reperi ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet menaxherit të tij, Sara vetë ka preferuar mos të jap asnjë detaj nga kjo histori, duke preferuar që të lërë gjithçka evazive. Influencerja nuk i shpëtoi as pytjeve pikante të moderatorit Ronaldo Veshaj, i cili e pyeti Sarën për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, këngëtarin e njohur Ledri Vula. “Kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”, pyeti Ronaldo.

“Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini”, u shpreh Sara, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre. Zërat se marrëdhënia e çiftit është në krizë filluan pas mungesës së këngëtarit të premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, duke mos e mbështetur partneren e tij në një ditë kaq të rëndësishme për të.

Të shumta ishin aludimet e publikut për shkakun e ndarjes së Ledrit dhe Sarës, ku ndër to ishte edhe puthja në film me aktorin, Roerd Toçe ku sipas tyre ajo u bë shkak që dyshja t’i japin fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Së fundmi, aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ua ka vënë kapakun njëherë e mirë aludimeve se ai është shkaku që çifti janë ndarë. Roerdi tha se puthja me Sarën nuk ishte shkaku që çifti janë ndarë, pasi sipas tij ata ishin në një rol që duhet të luanin dhe asgjë më shumë, teksa ai e krahasoi puthjen me shtrëngimin e duarve.

“Larg qoftë. Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Në fakt këtë të puthjes e di por nuk janë shumë… është roli para kamerës, atë personazhi që ke përballë mund të mos e njohësh fare dhe thjeshtë ke një skenë puthje me të. Është roli i tillë, është skenari i tillë, teksti i tillë dhe detyra e regjisorit që të japë ty që të bëhesh sa më konfort për të bërë një skenë që transmetohet mirë te publiku. Besoj që Sara ia ka arritur. Nga ana ime nuk mund të kishte siklet, por duhet të japësh ndjesinë e duhur dhe kjo ishte shumë me e sikletshme. Dublën e realizuam me dy puthje”, tha Roerdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat