Përkëdhelja e preferuar e Taika Waititi për Rita Orën është një fjalë në shqip

Mediale Vip

Përkëdhelja e preferuar e Taika Waititi për Rita Orën është një fjalë në shqip

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:28
Rita Ora, Taika Waititi

Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi shijuan një miqësi të gjatë pasi u prezantua nga Robert Pattinson në një barbekju që Waititi organizoi në Los Angeles. Por, ishte vendi i duhur (Sydney), koha e duhur (2021) kur më në fund u bashkuan. Ora ishte atje duke xhiruar sezonin e saj të parë si anëtare jurie në The Voice; Waititi ishte në qytet duke drejtuar ‘Thor: Love & Thunder’. Dhe në 2022 ata i dhanë fund beqarisë në një martesë private.

Mirëpo, e dini se si e thërret Taika Ritën me përkëdheli? ‘Zog’.

Po, mesa duket regjisorit i ka pëlqyer shumë kjo fjalë në shqip dhe e tregon edhe në komentet në mediat sociale. Në postimin e Ritës për Shën Valentin ai e ka amerikanizuar pak fjalën duke io shtuar edhe –y “Zoggy.”

Image

Në një intervistë për ‘Vogue’, Taika e quajti Ritën si ‘gangsteren e tij të vogël’ teksa theksoi origjinën e saj nga Kosova, duke thënë se nuk mund të ngatërrohesh me këta njerëz.

“Me egoizëm, unë kam një kosovare krah meje. Dhe ju nuk mund të ngatërroheni me këta njerëz. Unë kam një gangstere të vogël që më mbështet, gjë që është vërtet fantastike për mua. Sinqerisht, për mua, është si mikesha ime më e mirë që më ka mbështetur gjithmonë dhe, një person me të cilin më intereson, të mos bëj asgjë tjetër përveçse të shoqërohem me atë."-ka thënë regjisori.

Në muajin nëntor ai dhe Rita ishin në Kosovë ku festuan 33-vjetorin e këngëtares. Duke folur për përshtypjet e tij të para për Kosovën, Taika tha:

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat