Gjendet pas 50 viteve basi që iu vodh Paul McCartneyt

Mediale Vip

Gjendet pas 50 viteve basi që iu vodh Paul McCartneyt

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:41
McCartney e bleu basin për rreth 37 dollarë në vitin 1961, kur ”Beatles” po zhvillonin koncerte në Hamburg.

Pas një kërkimi pesëvjeçar nga prodhuesi i instrumentit, që u ndihmua nga një ekip gazetarësh, u arrit të gjendej basi elektrik ”Hofner” i kitaristit të ”Beatles”, Paul McCartney, në formë violine, që u zhduk gjysmë shekulli më parë dhe që vlerësohet 12,6 milionë dollarë, njofton AP.

”McCartney kishte kërkuar ndihmë në gjetjen e instrumentit të zhdukur, që provokoi Beatlemaninë në të gjithë universin”, tha Scott Jones, një gazetar që u bashkua me Nick Wass për ta gjetur atë.

McCartney e bleu basin për rreth 37 dollarë në vitin 1961, kur ”Beatles” po zhvillonin koncerte në Hamburg.

Me këtë instrument u luajt në dy disqet e para të ”Beatles” dhe u shfaq në hite të tilla si “Love Me Do”, “Twist and Shout” dhe “She Loves You”.

“Për shkak se unë isha mëngjarash, dukej më pak e zbehtë sepse ishte simetrike”, tha dikur McCartney.

”Sapo e bleva, rashë në dashuri me të”, shtoi ai. U përfol se basi ishte vjedhur në kohën kur ”Beatles” po regjistronin albumin e tyre të fundit, “Let it Be”, në vitin 1969. Por, askush nuk ishte i sigurt se kur u zhduk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat