“Ledjona është në krye, Erjola dhe Rike duan t’i zënë vendin”/ Debat i ndezur për grupet mes Romeos dhe Julit

Mediale Vip

“Ledjona është në krye, Erjola dhe Rike duan t’i zënë vendin”/ Debat i ndezur për grupet mes Romeos dhe Julit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 06:59
Romeo

Gjatë “prime”-t u dha një video sa i përket grupimeve në shtëpi. Një debat i ashpër u ndez mes Romeos dhe Julit, ku u përfshinë dhe banorët e tjerë.

JULI: Që të shpjegojmë diçka. Termat ushrtarë, dele nuk janë terma të dalë nga goja ime. Janë terma të përdora nga Romeo. Unë nuk i mkonsideroj njerëzit ushtarë, dele. I konsideroj si njerëz që na puqen mendimet. Unë rri me Ledjonën, me Erjolën, me Riken, me Rozën, me Vesën ndonjëherë. Unë nuk i imponoj mendim askujt dhe askush nuk imponon njeri mendim këtu. Unë Rikes i kam thënë që është elektron i lirë. E keni fjalën time në dhomë të rrëfimit. Del këtu dhe bën si dele, si lopë. Ilnisa nuk e di se çfarë raporti ka me Romeon. Unë i konsideroj njerëz që kanë ardhur për të fituar Big Brothër-in. Por ka momente kur na bashkohen idetë dhe na ndajnë idetë. Ka shumë ide që na bashkojnë dhe me Meritonin. Ilnisa përdor dhe mjeljen për vajzat.

ROMEO: Nuk e ndjej veten si gjeneral. Sot në mëngjes kam bërë një debat me Ilnisën. Unë nuk kam si të jem në grup me Ilnisën. Kështu mos ki frikë, mos ki paranoja.

ILNISA: Ti nuk luan vetëm.

JULI: Ky i konsideron dele dhe kjo i thot mjili.

ROMEO: Unë nuk kam grup në këtë shtëpi. Unë mendimet e mija i ndaj vetëm me Heidin. Julin e ka kapur paranoja.

LEDIONI: A ka grup Juli?

ROMEO: Patjetër. Në momentin që ishte debati me Françeskën, Juli nga paranoja nuk e mbante dot. Ndërkohë që planet ishin të Julit. A e shikoni kush janë njerëzit e Julit?

JULI: Lëre të flasë dhe Ilnisa. Futu, futu.

ROMEO: Grupi i Julit. Në krye është Ledjona. Erjola dhe Rike duan të bëhen si Ledjona. Sara që më thotë mua ‘unë jam te grupi i ylberav, ndërsa ti te i gjarpërinjve’. Grupe ka po s’ka profesionistë.

JULI: Këto karagjozllëqe që i shohim përditë… Është ky zotëria që i ka thënë Erjolës ‘a do vish te grupi jonë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat