Motra dhe babai u përfshinë në sherr me Princ Lekën, reagon aktori Amos Zaharia

Mediale Vip

Motra dhe babai u përfshinë në sherr me Princ Lekën, reagon aktori Amos Zaharia

Më: 6 mars 2024 Në ora: 17:42
Amos Zaharia

Aktori Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharias ka reaguar pas sherrit të bujshëm ku u përfshi familja e tij dhe Princ Leka.

Në një reagim në ‘Instastroy’, ai e quan “trishtim” ngjarjen e ndodhur dje, por të raportuar sot në media.

Elia Zaharia bashkë me babanë e saj, u përfshinë në një konflikt me Princ Lekën, që ka degraduar edhe në dhunë fizike.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, çifti mbretëror që është në proces divorci pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri, ndërsa ky moment është filmuar edhe me video. 

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia.

Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat