Mos ndoshta Ledion Liço sapo na lajmëroi që do të rikthehet "The Voice"?

Mediale Vip

Mos ndoshta Ledion Liço sapo na lajmëroi që do të rikthehet "The Voice"?

Më: 7 mars 2024 Në ora: 09:08
Ledion Liço

Ky sezon televiziv shënoi rikthimin e Ledion Lico si drejtues i një programi në Top Channel, teksa prej 13 janarit është në krye të "BBVIP", goxha suksesshëm deri më tani, ndërsa kujtojmë se para se t'i përkushtohej punës në prapaskenë, ai prezantoi për disa vite me radhë edhe "The Voice", talent show-n mjaft të dashur për shqiptarët. 

E në fakt, nga një postim i fundit në Instagram i Ledionit, aty ku është shumë aktiv së fundmi, moderatori mund të ka ketë paralajmëruar se po mendohet rikthimi i këtij formati, që në fakt është "përgjegjës" për lancimin e shumë prej artistëve që shohim sot në tregun muzikor. 

Kështu, me një foto nga një edicion i "The Voice", më saktë nga 2018, ku shfaqet duke thyer një kitarë, me rroker se asnjehëherë, Ledioni shkruan: "Thonë që ju ka marrë malli..."

Po Ledion, malli na ka marrë, si për vete "The Voice", ashtu edhe të të shohim ty ta drejtosh, kështu që, po presim...me padurim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat