Panik në Ferma VIP Albania? Banorët të shqetësuar ndërsa thërrasin emrin e Elsa Lilës

Mediale Vip

Panik në Ferma VIP Albania? Banorët të shqetësuar ndërsa thërrasin emrin e Elsa Lilës

Më: 3 prill 2024 Në ora: 16:23
Ferma VIP

Disa pamje shqetësuese kanë qarkulluar së fundmi në rrjete sociale, ku disa banorë të Ferma VIP Albania dëgjohen duke e thirrur emrin e këngëtares Elsa Lila.

Albano Bogdo dhe Robert Berisha shihen bashkë duke shijuar një gotë me verë në ballkon, teksa të tjerët dëgjohen duke bërtitur.

Ndonëse nuk ishin në dijeni se çfarë po ndodhte, ata shihen duke vrapuar për brenda.

Xhesika Polo në ndërkohë dëgjohet duke thënë: “Me qetësi, me qetësi”.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë në kuadër të lojës që po zhvillonin brenda, apo nëse artistja e njohur ka pasur ndonjë problem shëndetësor.

Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë që të jetë më e qartë edhe për publikun.

Në Ferma VIP Albania kanë filluar gjithashtu debatet e para ndërmjet banorëve, edhe pse ka pak kohë që kur ka nisur ky program. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat