Dasmë së shpejti? Ja çfarë paralajmëron Marsela Çibukaj

Mediale Vip

Dasmë së shpejti? Ja çfarë paralajmëron Marsela Çibukaj

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:34
Marsela Çibukaj

E ftuar sot në një emision televiziv ishte Marsela Çibukaj për të folur për albumin e ri “PETALE”. Ajo tregoi më shumë për këngët dhe zbuloi se nga është frymëzuar. Ajo u shpreh për “The Voice”, dëshirën për rikthim të Top Fest, e shumë të tjera. Por si u shpreh ajo lidhur me një dasmë të mundshme me Vitmarin?

Jo ndoshta në një mënyrë klasike, me altar… Sa njihem me Vitmarin, përtej zënkave, çdo ditë për mua është një festë me të. Unë e kam të fejuar, por është edhe shok i ngushtë për mua. Dasma është një formalitet, për ta patur kujtim, për të fotografuar atë çast ekzakt në jetën tënde.

Më tej, Marsela u shpreh për Vitmarin:

Është kritik. Ka shumë durim me mua sepse unë jam një person që i dua gjërat të ekzekutohen shpejt. Kënga do kohën e vetë, analizën e vetë. Vitmari nuk e toleron dorëzimin tim në dëgjim të parë të gjërave.

Sa i përket albumit të ri “PETALE”, Marsela tha:

Këngët do t’i lançojmë javë pas jave. Këtë të diel del “Fajet”. Janë katër këngë të bukura dashurie, me atë dashurinë melankolike, një dashuri më llogaritare në sensin e përfundimit të një dashurie. Në këngët “Petalet” është një dashuri pak më ‘vintage’. E fundit “As engjëll, as dreq”, është pak më piper, tregon për një vajzë me mend, i kemi të dyja versionet ne vajzat. Albumi ka qenë një nga projektet që kam dashur të sjell në publik. Sigurisht që janë edhe autobiografike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat