U shpall finalisti i dytë në Big Brother, vjen reagimi i parë nga Julian Deda

Mediale Vip

U shpall finalisti i dytë në Big Brother, vjen reagimi i parë nga Julian Deda

Më: 27 maj 2024 Në ora: 18:30
Juli

Aktori i njohur shqiptar, Julian Deda, u rendit në vend të dytë në Big Brother VIP Albania 3.

Ai qëndroi për më shumë se 130 ditë në shtëpinë e famshme, ndonëse ka qenë shumë i komentuar për batutat dhe lojën që zhvilloi brenda.

Juli ka bërë një reagim për herë të parë në rrjete sociale, ndërsa ka publikuar syrin e tij.

“Zemrat e mia. Dëgjohemi më vonë për një falënderim gjigant”, ka shkruar ai.

Duket se Julit i duhet akoma kohë për të marrë veten meqë ka qëndruar i izoluar për më shumë se katër muaj.

Fituese e këtij edicioni është shpallur Egla Ceno duke fituar kështu plot 100 mijë euro.

Secili nga finalistët është shpërblyer me dhjetë mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat