Eliminim i dyfishtë/ Ja cilët konkurrentë dalin nga ferma

Mediale Vip

Eliminim i dyfishtë/ Ja cilët konkurrentë dalin nga ferma

Më: 28 maj 2024 Në ora: 06:51
Fjoralba Ponari

Këtë javë në televotim kanë qenë të gjithë konkurrentët e “Ferma VIP”.

Televotimi ka qenë i hapur që prej të premtes ku në spektaklin e mbrëmshëm moderatorja Fjoralba Ponari lexoi emrat e dy fermerëve më pak të preferuar.

“Fermerë, përmes televotimit të hapur që prej së premtes mbrema, publiku ka përcaktuar si dy më pak të televotuarit Albanon dhe Valerin”, lexoi Fjoralba në zarf.

Gloria dhe Xhesika ishin dy më pak të preferuarat e publikut spektaklin e kaluar, por në bazë të renditjes së votave, Gloria është në sfidë me Valerin dhe Albano me Xhesikën.

Sakaq gjatë sfidave të zhvilluara mes tyre, Gloria dhe Valeri u eliminuan prej garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat