“E di që e kam fituar ‘BB’, por ka pasur…”/ Akuza për “kleçka”, Juli sqaron deklaratën, i kthehet Meritoni: Ke humbur, pranoje!

Mediale Vip

“E di që e kam fituar ‘BB’, por ka pasur…”/ Akuza për “kleçka”, Juli sqaron deklaratën, i kthehet Meritoni: Ke humbur, pranoje!

Më: 28 maj 2024 Në ora: 22:15
Juli, Meritoni

Pasi doli nga Big Brother, Jul Deda në një reagim të bërë në Instagram u shpreh ndër të tjera se “e di që me votat e publikut kam fituar, por ka pasur kleçka që do t’i sqarojmë rrugës”.

I pyetur në Post Big Brother për këtë deklaratë, Juli tha se Egla mori një mundësi kur u rikthye sërish në shtëpi.

Por për këtë e ka kundërshtuar Meritoni i cili i tha se kjo loja me deklarata ‘unë jam fituesi’ është e kotë, sepse publiku ka vendosur dhe këtë duhet ta pranojë.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: I kam ditur të gjitha

Meritoni: Më shumë jam unë si fitues i publikut, sesa ti, se po del sikur të është bërë me hile, po mendoj se kjo pjesa ‘jam fitues’, është e kotë se publiku ka vendos, ke humbur dhe pranoje

Juli: Që në 7 prill kur është rikthyer Egla kam pasur një reagim për zhvlerësimin e zarfit të zi. Ndjeva një faktorizim të Eglës dhe një mundësi tjetër për të shkuar drejt fundit. Unë dhe për të dhënë sinjale thoja që Eglën e dua në finale, dhe e dua në pod. Kthimi i saj më është dukur i çuditshëm. Meritonin nuk e kam parë si konkurrent.

Meritonin: Tani po bie në kundërshtim me veten, se ke parë Eglën në finale. Të dy ata kanë luajtur bashkë, kanë pasur aleancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat