Ardi, Mirdoni dhe Blerando sjellin këngën e re “Filma”

Mediale Vip

Ardi, Mirdoni dhe Blerando sjellin këngën e re “Filma”

Më: 29 maj 2024 Në ora: 08:46
Ardi, Mirdoni dhe Blerando

Ard Gashi, Mirdon Pacolli dhe Blerando, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë sjellë këngën “Filma”, e cila u kompletua edhe me videoklip.

Teksti dhe melodia është realizuar nga vetë artistët me producim nga Çelik Lipa.

Për videon muzikore në ndërkohë u përkujdes Lukas Holler.

Këngëtarët kanë ruajtur raporte të mira që nga Big Brother, ku edhe kishin premtuar projekte bashkë.

Blerando që pas daljes ka lansuar disa këngë, gjersa Ardi dhe Mirdoni kanë qenë të pranishëm thuajse në çdo mbrëmje e koncert.

Fitues sivjet në BBVK u shpall Lumbardh Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat