Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë sërish në qendër të mediave. Tani ata po komentohen për shkak se shmangën puthjen në buzë në publik kur u takuan në Kaliforni të dielën për ndeshjen e basketbollit të djalit të tij 12-vjeçar Samuel.
Në fakt, çifti u fotografua duke buzëqeshur dhe duke i dhënë njëri-tjetrit puthje në faqe ndërsa u përshëndetën jashtë. Ata u panë gjithashtu duke ecur krah për krah pa u kapur për dore.
Pavarësisht kësaj, dyshja dukej se ishin në humor të mirë pasi iu bashkua nëna e Affleck, Anne Boldt. Ish-bashkëshortja e Ben, Jennifer Garner, ishte gjithashtu e pranishme në këtë ngjarje sportive.
Affleck thuhet se ka jetuar larg nga gruaja e tij dhe se po shihte për shtëpi në Los Angeles.
Lopez dhe Affleck u panë së bashku për herë të fundit të enjten teksa po shkonin në festën e diplomimit të vajzës së tij, Violet.