“Dëshironte 3 herë s*ks në ditë”/ E rrahu për 6 vite dhe tentoi ta mbytë, e fejuara e boksierit të njohur pajiset me urdhër mbrojtje

Mediale Vip

“Dëshironte 3 herë s*ks në ditë”/ E rrahu për 6 vite dhe tentoi ta mbytë, e fejuara e boksierit të njohur pajiset me urdhër mbrojtje

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 19:23
Telli Swift

E fejuara e boksierit të njohur Deontay Wilde, Telli Swift është pajisur me një urdhër mbrojtës nga gjykata e Los Angeles ndaj partnerit të saj.

Në denoncimin që ka bërë, Swift pretendon që boksieri ka abuzuar me të gjatë 6 viteve të lidhjes, duke e goditur disa herë atë.

Madje ajo pretendon se Wilder ia ka mbuluar fytyrën me jastëk duke u përpjekur që ta mbysë atë, sipas DailyMail.

Image

Sipas urdhërit, Wilder duhet që të qëndrojë të paktën 100 metra larg të fejuarës së tij për më shumë se dy javë, ndërsa me 25 qershor çifti do të dalin në gjykatë.

Në akuzat e ngritura Swift pretendon se boksieri e kërcënonte vazhdimisht dhe tallej me të nëse ajo nuk bënte seks me të tre herë në ditë.

Çifti u fejuan së bashku në vitin 2018, ndërsa dyshja janë prindër të një vajze 6 vjeçare.

Swift tregoi se frikësohej nga Wilder pasi ai bëhej i dhunshëm saherë humbiste ndonjë përballje me boksierët, duke kujtuar.

Wilder ka tetë fëmijë, tre djem dhe pesë vajza, 4 me ish-bashkëshorten e tij Jessica Scales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat