Mes thashethemeve për ndarje – Jennifer Lopez dhe Ben Affleck jetojnë në vende të ndryshme

Mediale Vip

Mes thashethemeve për ndarje – Jennifer Lopez dhe Ben Affleck jetojnë në vende të ndryshme

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 19:12
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez ka qenë duke kërkuar një shtëpi të re dhe se ajo po mbështetet të familja e saj mes aludimeve për ndarjen nga Ben Affleck.

“Jen po bën xhiro nëpër shtëpi dhe po bën pazar për shtëpinë e saj”, tha një burim.

“Ajo është mbështetur tek mamaja, motrat dhe fëmijët e saj gjatë kësaj periudhe tranzicioni”.

Sa i përket Affleck-ut, ylli në mënyrë të ngjashme ka kërkuar strehim me rrethin e ngushtë të miqve të tij.

Kjo përfshin bashkë-yllin e tij të “Good ëill Hunting”, Matt Damon.

“Jen është duke vizituar shtëpitë dhe duke bërë pazar për shtëpinë e saj. Ajo ka qenë e mbështetur te mamaja, motrat dhe fëmijët e saj gjatë kësaj periudhe tranzicioni”, thuhet tutje.

Affleck dhe Lopez kanë qenë së bashku në një ngjarje të djalit të aktorit, por u panë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.

Lopez dhe Affleck u ribashkuan në 2021 dhe u martuan në 2022.

Sigurisht, ata u takuan për herë të parë në 2002 dhe u ndanë (hera e parë) në 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat